HomeShowbiz

Bebe Rexha rrëfen ‘dramën e jetës’

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare më të suksesshme në të gjithë botën dhe është shumë e angazhuar me projekte të reja apo edhe koncerte të shumta muzikore, ku nuk nguron të shprehë krenarinë e saj për origjinën shqiptare.

Bebe Rexha ka folur hapur për përfshirjen e saj në industrinë e muzikës dhe për disa takime të frikshme që ka pasur me producentë gjatë fillimit të karrierës.

Gjatë një intervistë për “Cosmopolitan”, këngëtarja shqiptare tregoi se ka pasur disa përvoja të vështira në Hollywood.

“Unë dua të krijoj një mjedis të sigurt për gratë”, tha ajo për revistën.

Image result for bebe rexha

“Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”.

Bebe Rexha u shpreh se ky person është shumë i famshëm sot, pavarësisht se nuk dha asnjë emër. Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin:

 Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.

Këngëtarja ka treguar edhe raste kur është fyer për paraqitjen e saj dhe është diskriminuar për madhësinë e veshjeve!

“Më theu zemrën. U trishtova shumë, hyra në depresion. ndihesha si plerë”, vijon këngëtarja.


TË NGJASHME