HomeShowbiz

Bebe Rexha zbulon se prindërit e saj ishin të sëmurë me COVID-19

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka zbuluar se edhe prindërit e saj kanë qënë të infektuar me koronavirus.
Pasi shkroi se një mik i saj kishte ndërruar jetë nga koronavirus dhe i drejtohej fansave të saj që të ruanin distancën, Bebe ka zbuluar se edhe prindërit e saj kaluan të njëjtën gjë.

Ata u sëmurën … ishin shumë të sëmurë për tre javë, dhe u acarova shumë”, tha këngëtarja 30 vjeçare.

Prindërit e Bebes jetojnë në New York aty ku duket se kanë kaluar virusin, ndërsa këngëtarja jeton në Los Angeles.

Këngëtarja ka thënë se ka menduar mundësitë për të udhëtuar dhe shkuar pranë tyre që ti vizitonte mirëpo e kishte të pamundur për shkak të bllokimit të kufijve.

Ndërkohë gjatë kohës së karantinës Bebe ka zbuluar se ka punuar shumë për muzikë të re dhe shumë shpejt pritet që të publikojë albumin e ri.


TË NGJASHME