HomeShowbiz

Bebe Rexhës i vjedhin varsen në aeroport

Bebe Rexha është një prej këngëtaret më të suksesshme shqiptare në botën e showbizit të huaj.

Bukuroshja jonë është mjaft aktive dhe udhëton shumë shpesh me aeroplan për në vende të ndryshme të botës.

Ajo ditë më parë zbuloi se është shumë afër të arrij numrin e 100 fluturimeve gjatë këtij viti.

Por, duket se këngëtares sonë i ka ndodhur një fatkeqësi në një prej aeroporteve ndërkombëtare.

Ylli 28-vjeçar pohon se dikush i ka vjedhur një gjerdan që e mbante në qaf, ku shkruan edhe emri i saj – Bebe.

“Zemra më është thyer. Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe”, ka shkruar ajo në Twitter teksa ka kërkuar nga fansat që mos ta blejnë nëse e gjejnë në shitje.

 


TË NGJASHME