HomeRajon

Befasitë e stinëve/ Si parashikohet moti muajt në vijim

Moti i freskët e temperatura të ulëta në të gjithë Evropën veriore pritet të vazhdojnë gjatë muajit Tetor dhe Nëntor, ndërkohë që do të rriten sërish në dhjetor.

Euronews shkruan se në këtë muaj pritet të shënohen temperaturat mbi normalen, referuar meteorologëve.

Sidoqoftë, Evropa Jugore parashikohet të mbetet përgjithësisht më e ngrohtë se zakonisht nga tetori deri në dhjetor.

Sinoptikanët parashikojnë reshje të mëdha në Britani dhe në të gjithë Evropën veriore dhe pjesën jugore të Skandinavisë, ndërkohë që kushte më të thata në të gjithë zonat veriore dhe jugore të Evropës.

Todd Crawford, meteorolog kryesor ne The Weather, shtoi se një pjesë e madhe e Evropës veriore mund të përballet me dimrin e parë shumë të ftohtë që nga viti 2012 në janar dhe shkurt të vitit të ardhshëm.


TË NGJASHME