HomePolitikë

Befason deputeti: Është mashtrim, s’ka koronavirus me orare

Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin televiziv ka folur për masat e marra nga qeveria ndaj sitatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Gjuzi theksoi se kryeministri Rama ka shkelur ligin për 44 ditë dhe se sipas tij, koronavirusi s’është gjë tjetër veçse një mashtrim.

Ndër të tjera Gjuzi u bën thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë(kryeministrin) dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare.

“Unë dua të them se kryeministri Rama ka shkelur ligjin për 44 ditë, sepse e ka vendosur vendin në një karantinë të jashtëligjshme. Ai mendon se është babai i kombit, por nuk është. Ai ta ketë të qartë se nuk mund të ketë koronavirus vetëm në ato fasha orare, që ka vënë ai. Shqipëria ka 365 ditë me diell, atje ku hyn dielli, s’ka virus. U bëj thirrje qytetarëve të mos e dëgjojnë dhe të dalin, sepse s’ka koronavirus me orare. Kryeministri është një frikaman, uroj të jetë mirë, ka frikën e vet dhe e futi një qytetërim social në kaos. Kjo (koronavirusi) është një mashtrim dhe e thonë mjekë të njohur”, u shpreh Gjuzi


TË NGJASHME