HomeSport

Befason Migjen Basha, njofton largimin nga Kombëtarja

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mesfushori i Kombëtares Shqiptare Migjen Basha, ka njoftuar tërheqjen nga ekipi kombëtar. Nuk ka asnjë zgjedhje teknike, por është një vendim i marrë nga vetë mesfushori, i cili kërkon të kalojë më shumë kohë me familjen e tij.

“Mendoj qe ka ardhur momenti i duhur për mua që t’i dedikoj me tepër kohë familjes time. Por në të njëjtën kohë, t’i japim mundësinë dhe lojtarëve më të rinj të kenë më tepër hapësira në ekipin kombëtar”, shkruan Migjen Basha, që nuk harron të falenderojë kolegët e tij si dhe stafin teknik në përfaqësuesen kuqezi.

Mesfushori që luan me Aris të Selanikut në kampionatin grek u bashkua me kombëtaren e Shqipërisë në vitin 2013, duke debutuar më 22 mars të atij viti me fitoren e madhe 1-0 në transfertën kundër Norvegjisë. Që nga ajo ditë, Migjen Basha ka luajtur 29 ndeshje me skuadrën kuqezi, duke shënuar edhe tre gola. Ai ishte një nga shtyllat e kombëtares edhe në arritjen më të madhe në historinë e saj, kualifikimi në finalet e Euro 2016.


TË NGJASHME