HomeSport

Befason Zlatan Ibrahimovic me deklaratën e tij

Zlatan Ibrahimovic beson se Manchester United duhet ta harrojë suksesin e ish-trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson, sepse suksesi i këtij të fundit është duke e mbajtur prapa klubin tani.Risultati immagini per zlatan ibrahimovic

Manchester United ka dështuar ta fitojë titullin në pesë sezonet që nga largimi i Fergusonit, duke përfunduar jashtë top katërshes për tri herë gjatë kësaj kohe. Trajneri në detyrë, Ole Gunnar Solskjaer, po tenton ta përmirësojë situatën në klub.Risultati immagini per zlatan ibrahimovic

“Gjithçka që ndodh në klub gjykohet nga epoka e Fergusonit. Ata thonë se nëse Ferguson do të kishte qenë këtu, kjo gjë nuk do të kishte ndodhur. Gjithçka është për Fergusonin”, ka thënë Ibrahimovic.Risultati immagini per zlatan ibrahimovic

“Po të isha unë, do të thosha se nuk e kemi më Fergusonin, Unë kam ardhur këtu dhe dua ta bëjë historinë time, dua ta shkruaj historinë time. Nuk dua të dëgjoj për atë që ka ndodhur më parë. Dua të jetoj në të tashmen”.Immagine correlata

“Ferguson e ka vendin e vet në historinë e këtij klubi, por tani klubi po vazhdon pa të. Manchester United duhet ta gjejë identitetin e vet dhe kjo është e vështirë”.


TË NGJASHME