HomeShowbiz

Bëhen prindër për herë të parë çifti më i famshëm në Instagram

Gianluca Vacchi zbuloi se ai dhe e dashura e tij Sharon Fonseca sollën në jetë vajzën e tyre.

Pasaniku 53-vjeçar, i cili u bë i famshëm në Instagram, me fotot dhe videot që publikon, bëri të ditur lajmin e lumtur ditën e sotme.

Ai ndau një foto familjare me të dashurën 25-vjeçare, dhe zbuloi se vajza e tyre që do të quhet Blu Jerusalema Vacchi.

“E duam më shumë se jetët tona,” shkruajti ai në foton bashkangjitur.


TË NGJASHME