HomeRajon

Behgjet Pacolli njofton bojkotim e ceremonisë së Çmimeve Nobel, ka një kërkesë ndaj Shqipërisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Ai pret që edhe Shqipëria të veprojë njesoj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka konfirmuar se ambasadorja Shkëndije Geci-Sherifi do ta bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit konstravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, i cili ka qenë mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit.

Ja cfare shkruan Pacolli

“Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”, ka shkruar Pacolli.


TË NGJASHME