HomeShowbiz

Bëhuni gati për bashkëpunimin e 4 SHQIPTAREVE!

Nëse dje u duk më shumë si një dëshirë e Bebes, sot statusi i saj ka marrë konfirmimin e tre bukurosheve të tjera, të cilat i janë përgjigjur po ftesës së saj.

Këngëtarja Bebe Rexha ka kërkuar bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max.

Ava Max, shqiptarja nga Saranda që po korr sukses së fundmi, është shumë entuziaste nëse bashkëpunojnë. “New Lady Marmalade” iu përgjigj ajo Bebe Rexhës, referuar këngës së famshme të kënduar dikur nga Christina Aguilera, Lil’Kim, Mya dhe Pink.

Nuk ka munguar edhe reagimi i Rita Orës! Ajo ka pranuar dhe ka thënë se i respekton të treja vajzat dhe se po i pëlqen shumë kjo ide!

Tashmë nuk ka vonuar as përgjigja e Dua Lipës, e cila ua thotë në shqip: “Hajde shqipeeee!”, duke e shoqëruar me duart që krijojnë shqiponjën dhe një zemër të kuqe! Epo tani mezi presim që ky bashkëpunim të realizohet!

 

 


TË NGJASHME