HomeShowbiz

Bëhuni gati të kërceni! Hiti i ri i Dua Lipës publikohet më shpejt nga ç’e prisnim

Pas suksesit të jashtëzakonshëm me “Don’t start now” dhe “Future nostalgia”, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka premtuar surpriza të tjera për fansat.

Më shpejt nga ç’e kishim menduar, ajo do të publikojë këngën e re e cila do të titullohet “Physical”.

Në fakt, vetëm disa ditë na ndajnë nga hiti më i ri i Duas, i cili do të lançohet në fund të këtij muaji, më saktë në datën 31 janar.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një Instagram një foto të sajën ku lajmëron për këngën e re, ndërkohë që kanë vërshuar komentet ku ndjekësit i tregojnë se po e presin me padurim.

View this post on Instagram

PHYSICAL – JAN 31ST!!!!! ?

A post shared by FUTURE NOSTALGIA 2020 ?? (@dualipa) on

Pas “Physical”, Dua Lipën do ta shohim duke performuar në festivalin e famshëm në Itali, “San Remo”, ku këtë vit do të moderojë edhe Alketa Vejsiu.


TË NGJASHME