HomeSport

“Bëj faulla sa të duash, nuk ju jep të verdhë”

Gerard Piqué u përpoq që me ironi të ngacmonte lojtarët e Real Madrid në minutat e fundit të “Klasikes”.

Kamerat e kanë kapur mbrojtësin e Barcelonës duke iu drejtuar mesfushorit Casemiro me fjalët: “Bëj faulla sa të duash sepse arbitri nuk ju jep të verdhë”.

Casemiro nuk ia vuri shumë veshin, por u duk që u bezdis nga këto komente.

Edhe në tunelin që të nxjerr në fushë, Pique kishte ngacmuar mbrojtësin Nacho, duke i thënë që nëse Barcelona nuk do të jetë shumë pikë përpara Realit, e ka të vështirë të fitojë tituj, pasi nuk e lënë arbitrat.

Pique i ngacmoi kundërshtarët pasi arbitri i Barça-Real ndëshkoi me karton të kuq Sergi Roberton në fundin e pjesës së parë/mapo.al


TË NGJASHME