HomeShowbiz

“Bëja qejfin sheikut”, shpërthen Elhaida Dani

Këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka vendosur ta shijojë jetën e saj në maksimum. Duket se ajo ka filluar pushimet dhe së fundmi ka vizituar Katarin, bazuar në videon që ka publikuar të fluturimit të saj në Daho.

Por, një komentues e ka akuzuar atë që pushimet ishin të paguara nga një sheik dhe Elhaida nuk mund ta linte pa i kthyer përgjigje.

“Bravo! Sepse sipas teje, që një femër të udhëtojë dhe të paguajë për jetën e saj ka nevojë për Sheik? Më vjen keq për ty! Familja ime më ka edukuar ndryshe ! Ciao”

Më pas, në një postim tjetër, ajo ka shtuar që femrat nuk kanë nevojë për mashkullin me lekë për të udhëtuar apo për të jetuar jetën e ëndrrave të tyre.


TË NGJASHME