HomeModa

Bëjeni veten gati për ‘jarfing’, trendi i fundit që mund ta ndjekim të gjithë

Moda ka ecur para dhe, në vend se ta mbani mbi shpatulla xhaketën, mënyra e re për t’i veshur rrobat është jarfing.

Ndonëse në gjuhën angleze jarfing ka edhe një kuptim tjetër, në botën e modës ka kuptimin krejt tjetër.

Kuptimi i jarfing në modë është akti i veshjes së pulovrave/xhaketave si një shall.

Kjo fjalë ka marr emrin nga ‘j’ për jumper dhe ‘arf’ për scarf (kombinim i fjalës pulovrave/xhaketave me shall).

‘The Sunday Times Style’ thekson se jarfing është një trend në rritje e sipërm, ndërkaq shumë yje dhe ikona të modës janë parë duke e praktikuar këtë trend, prandaj zyrtarisht është edhe diçka e re.

E mira e këtij trendi është thjeshtësia dhe lehtësia që ka – mjafton ta merrni një pulovër/xhaket , t’i lidhni mëngët përreth qafës dhe pjesa tjetër  të jetë prapa shpatullave tuaj.

Ekspertët rekomandojnë ta bëni këtë me pulovrat ose xhaketat me peshë të lehtë në mënyrë që të mos keni probleme për ta mbajtur atë.


TË NGJASHME