HomeShowbiz

Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino ndahen për herë të dytë

Cifti më i përfolur për momentin Belen Rodriguez dhe Stefano de Martino janë ndarë sërish. Pasi u ribashkuan në prill të vitit të kaluar u përfol se ata të dy kishin bërë plane edhe për një martesë të dytë.
Mirëpo, nuk e dimë çfarë ndodhi mes tyre dhe gjërat u rikthyen sërish siç ishin më parë.

Sipas mediave italiane Belen është parë nën shoqërinë e ish të dashurit në një restorant në Itali.
Belen ka reaguar në një video në llogarinë e saj në Instagram aty ku i kërkon gazetarëve të bënin kujdes në shkrimet për të.

Ajo theksoi se gjithçka kishte ndodhur rastësisht dhe rrëfeu se ditët që po kalonte ishin tepër të vështira duke pranuar në këtë mënyrë ndarjen me Stefanon me të cilin ka dhe një djalë.


TË NGJASHME