HomeLajme

“Bella Ciao” dëgjohet nga brenda xhamisë në Turqi (VIDEO)

Në qytetin e Izmirit është hakuar sistemi për thirrjen e ezanit nëpër xhami, duke u dëgjuar kënga italiane “Bella Ciao”.

Në vend të lutjes së hoxhës, nga minarja e kësaj xhamie u dëgjua kënga e serialit të famshëm “La casa de papel”, Bella Ciao.Kjo i ka shqetësuar të gjithë banorët përreth si dhe autoritetet të cilët u detyruan të ndërhyjnë.
Për shumë pak kohë, videoja e publikuar bëri xhiron e rrjetit ku ka nxitur dhe shumë debate e kritika.
Zyra vendore për punët fetare ka denoncuar rastin si sabotim, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të thelluar.

Prokuroria e Izmirit ka nisur një hetim për rastin në fjalë dhe videot e shpërndara, duke e quajtur këtë që ndodhi fyerje ndaj vlerave fetare.


TË NGJASHME