HomeShowbiz

Bella Hadid dhe The Weeknd sërish bashkë?

Historitë e çifteve të njohura në botën e Hollywoodit janë shumë intriguese për njerëzit e thjeshtë.
Një lajm i mirë vjen nga Bella Hadid dhe The Weeknd. Duket se çifti është rikthyer sërish bashkë.
Ata të dy i dhanë fund lidhjes në muajin gusht për shkak të largësisë.
Kjo gjë nuk po i bënte aspak mirë lidhjes së dyshes, kështu Bella dhe The Weeknd menduan të fokusoheshin secili në punën e tij.

Mirëpo së fundmi po thuhet se në fakt Bella dhe The Weeknd po flasin sërish me njëri-tjetrin.
“Bella dhe The Weeknd kanë qenë në kontakt kohëve të fundit”, tha shoqja e modeles për “Us Weekly”.

Pra, ata kanë kaluar kohë së bashku dhe duket se gjërat mes tyre po ngrohen sërish dhe se po shkojnë drejt një ribashkimi të mundshëm.


TË NGJASHME