Kulturë

Ben Blushi, jo vetëm shqip , tani edhe jashtë kufijve

Ben Blushi një nga autorët më të njohur të letërsisë shqipe do të jetë një ndër të ftuarit e veçantë në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, që do të mbahet nga datat 10-14 maj. Lajmi bëhet I ditur nga Botimet Mapo, që lajmërojnë daljen në gjuhën italiane të romanit “Otello Arapi i Vlorës”.

“Ka vetëm pak ditë që botimet Mimesis në Itali kanë nxjerrë në librari botimin italisht të romanit “Otello Arapi i Vlorës” nën përkthimin e Elda Katorri. Botimi i një romani përfaqësues të letërsisë bashkëkohore shqipe është një ngjarje për letrat shqipe, duke patur parasysh hapësirën që kultura dhe letërsia shqipe ka pasur në tregun e librit të vendit fqinj”, thotë Alda Bardhyli drejtore e botimeve UET PRESS/Mapo edition.

Në promovimin e librit në gjuhën italiane, në ambientet e Sallonit Ndërkombëtar të Librit priten të marrin pjesë personalitete të njohura të kulturës e njerëz të librit. Prezantimi i librit do të bëhet më 12 maj, ora 10.30 në sallën Internacionale.

Ben Blushi do të prezantohet nga shkrimtarja shqiptare e cila ka botuar disa libra në gjuhën italiane nga Einaudi, Anilda Ibrahimi dhe do të përkthehet për të pranishmit nga Benko Gjata/mapo.al

Related posts

Loer Kume shpallet fitues i “Çmimit Kadare 2019”!

Mila

Origjina e Robin Hood në ekranin e madh

Mila

13 vjeçari konsulent banke, hakeri që theu mijëra fjalëkalime

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!