HomeShëndeti

Benefitet e dushit të ftohtë

Provoni që në vend të ujit të ngrohtë të përdorni ujë të ftohtë në fund të dushit dhe do t’i vëreni këto benefite:

Ndihmon në heqjen e peshës- Po, duket shumë e thejshtë mirëpo është e vërtetë që uji i fohtë mund ta ndihmojë organizmin të djegë kalori.

Përmirëson sistemin imunitar- Sipas studimeve të bëra, temperaturat e ftohta e ndihmojnë sistemin metabolik të funksionojë më shpejtë, dhe rrit funksionimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat kanë rol mbrojtës për organizmin.

Përmirëson qarkullimin e gjakut- Një funksionim i mirë i qarkullimit të gjakt do të thotë zemër e shëndetshme.

Përmirëson sistemin limfatik- Dushi i ftohtë ndihmon në zhvillimin e aktivitetit të sistemin limfatik, i cili ka funksion shumë të rëndësishëm për prganizmin.

Zvogëlon stresin- Dushi i ftohtë ndihmon në zvogëlimin e e sasisë së acidit urik, dhe rrit sasinë e hormoneve të lumturisë.

Rrit nivelin e testosteronit- Dushi me ujë të ftohtë është shumë i mirë sidomos për meshkujt, të cilët vuajnë nga sasia e ulët e testosteronit në trup. Sipas një studimi vetëm 15 minuta në ujë të ftohtë dhe do të keni rritje të dukshme të testosteronit.

Përmirëson pamjen e lëkurës dhe flokëve- Uuji i ftohtë zvogëlon rrezikun e humbjes së flokëve si dhe redukton sasinë e tepërt të yndyrës në lëkurë.

Bëni gjumë të rregullt- Sipas ekspertëve bërja e një dushi të ftohtë para gjumit është mënyra e duhur të bëni një gjumë të rehatshëm dhe kualitativ.


TË NGJASHME