HomeTeknologji

Bëni kujdes, karikuesi i Iphone përbën rrezik!

Nëse jeni një përdorues i iPhone, atëherë duhet të kontrolloni karikuesin e celularit tuaj. Një studim ka zbuluar se 98% e karikuesve fals të iPhone janë shkaktarë të masave elektrike apo të zjarreve në shtëpi. Studiuesit u bëjnë thirrje përdoruesve që të bëjnë kujdes dhe të mos përdorin karikuesit fals të iPhone për shkak të rrezikshmërisë së tyre. Hulumtuesit blenë disa karikues dhe zhvilluan testime. Rezultatet e tyre treguan dukshëm se karikuesit jo origjinalë të iPhone kanë potencial për të shkaktuar goditje elektrike vdekjeprurëse. Gjatë testimeve duke shkarkuar rrymë elektrike, më shumë se gjysma e tyre dështuan. Ekzaminimi i pjesëve të brendshme tregoi se komponentët janë të një cilësie të ulët dhe nuk kanë aspak elemente sigurie. Këta karikues fals shiten kudo në dyqane apo në internet.


TË NGJASHME