HomePolitikë

Benjamin Netanyahu merr mandatin e gjashtë

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka 28 ditë afat për të krijuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 23 marsit, ku partia e tij mori shumicën e votave, por jo aq sa i duhen për krijimin e shumicës në parlament.

Presidenti Izraelit, Reuven Rivlin i ka dhënë mandatin kryeministrit për formimin e një qeverie të re, por nëse brenda këtij afati nuk mund të bëhet, ai mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të formuar një koalicion qeverisës.

Opozita duket e vendosur të mos bashkëpunojë me të pas akuzave për ryshfet që Netanyahu po përballet në gjykatë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, përballet me akuza për korrupsion, po përsëri do të përpiqet të formojë një qeveri koalicioni, megjithë kundërshtimin nga fraksionet e tjera të mëdha të partisë.   


TË NGJASHME