HomeSociale

“Benz”-i përplaset me dy makina, vdes 18-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnjë. Policia bën me dije se një makinë tip “Benz” është përplasur me dy automjete të tjera.

Nga përplasja ka ndërruar jetë në vend K.Sh, 18 vjeç, i cili ishte pasagjer në makinën “Benz”, ndërkohë që janë aksidentuar edhe dy persona të tjerë.

NJOFTIMI

Sot pas mesnate në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit” automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje.(pasagjerë në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh).

Gjithashtu dëmtime kanë marë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


TË NGJASHME