HomeLajmi i Fundit

Berat/ Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla

Dy persona nga Berati kanë rënë në prangat e policisë pasi posedonin lëndë narkotike. Nga specialistët e Seksionit për Narkotikët u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

F. S., 32 vjeç dhe R. Ç., 19 vjeç, të dy banues në lagjen “Barrikadë”, Berat.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin udhëtonin iu gjetën dhe u sekuestruan disa doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:R. H.,17 vjeç, banues në lagjen “Uznovë”, Berat, pasi në vendin e quajtur “Pedonalja”, Berat, gjatë një konflikti fizik për motive të dobëta, ka dëmtuar me varësen që mbante në qafë, shtetasin S. D., 17 vjeç, banues në lagjen ”Barrikadë”, Berat, i cili mori mjekim në Spitalin Rajonal Berat dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.