HomeSociale

Berberi 107 vjeç në rekord Guinness : S’kam në plan ta lë punën

Berberin Anthony Mancinelli, i cili jeton në New York, të gjithë e kërkojnë dhe të gjithë e duan për eksperiencën e tij 95-vjeçare që nuk e ka askush. Bëhet fjalë për një 107 vjeçar i cili nuk e ka në plan në dalë në pension.

“Unë kam lindur në Itali, afër Napolit. Kam nisur të punën si berber këtu në Amerikë kur isha vetëm 12 vjeç dhe që atëherë nuk më mungojnë asnjëherë klientët”- ka thënë 107-vjeçari.

Anthony ka një dyqan që quhet “Fantastic Cuts” dhe është 100 kilometra larg New York-ut. Në vitin 2007, 107-vjeçari ka hyrë në librin e rekordeve Guinness.

Ai nuk ka pirë asnjëherë alkool e cigare dhe tregon se ha gjithçka. Kur është pyetur për sekretin e jetëgjatësisë së tij ai është përgjigjur se është Zoti lart.

 


TË NGJASHME