HomeLajme

Bëri burg 37 vite dhe pse ishte i pafajshëm, burri mahnit jurinë e “American’s got talent”

Archie Williams u dënua me burgim të përjetshëm edhe pse nuk kishte kryer asnjë faj. Pas 37 vitesh ai u lirua nga burgu për tu bërë tanimë eshte pretendenti kryesor për të fituar “American’s Got Talent”.

Ai u akuzua për përdhunimin dhe goditjen me thikë të një gruaje të bardhë 30-vjeçare në shtëpinë e saj në Baton Rouge, Luiziana, në vitin 1982, edhe pse gjurmët e gishtërinjve të tij nuk u gjetën në vendin e ngjarjes.

Tre persona dëshmuan gjithashtu se Williams ishte në shtëpi në kohën e krimit, dhe po atë vit ai u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht.
Duke folur në “America’s Got Talent” ai tha: “E dija se isha i pafajshëm, nuk bëra një krim”.

Williams performojë këngën e Elton John të vitit 1974 “Don’t Let The Sun Go Doën On Me” dhe mahniti jurinë me zërin e tij.


TË NGJASHME