HomeLajme

Berisha bënë thirrje:” Të djegim mandatet!” Kryemadhi:” Mandatet i djegin trafikantët”

Sot, pas përplasjes për zgjedhjen e kryeprokurores së përkohëshme, jashtë dyerëve të parlamentit ka reaguar dhe ish kryeministri Berisha duke u shprehur se :

“Sqaroj cdo shqiptar se sot në Parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje.” Shton ai “Kërkova fjalën për procedurë, kryetari i parlamentit më kërkoi të flisja pas Rama urdhëroi mercenarë shefin e rojeve të gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila s’ka ndodhur kurrë në

historinë e parlamentit. Pra, pasi kryetari jep fjalën një fundërrinë pa asnjë moralitet njerëzor, pa asnjë parim urdhëron rojet dhe më dalin përpara. Edi Rama e bëri këtë, nuk e bëri Ruçi, s’mund ta bëjë kurrë kryetari. Kjo ka një domethënie se kjo opozitë në këtë parlament e dhunuar në shkallë ekstreme nuk ka bashkëjetesë me mazhorancën. Duhet të marrë çdo vendim për të përmbysur narkoshtetin. Vendimet për djegien e mandateve i merr grupi parlamentar, unë them që në këto kushte opozita i largohet pushtetit dhe qëllimeve të saj. De fakto sot është zgjedhur prokuror Edi Rama. Rruga e vetme e përmbysjes është ndarja me të keqen dhe e keqja më e madhe është Rama, pas Enver Hoxhës”, përfundon Berisha.

Por nga ana tjetër reagon dhe Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, e cila ishte gjithashtu e përfshirë në këtë protest të dhunshme, por në kundërshtim me Z.Berisha, ajo deklaron se:

Populli janë të mirët, Parlamenti i Edi Ramës me kriminelët duhen larguar.” Shprehet ajo.

” Ne nuk do të ndalemi. Rama burgon njerëz që skano bukë të hanë dhe mbron trafikantët. Këtu nuk është problemi të djegim mandatet, por është momenti të djegin mandatet trafikantët. Ne do t’i drejtohemi qytetarëve”, deklaroi Kryemadhi.

Mesa duket, të dyja partit opozitare kishin përgatitur një protest e cila u ka dalë jashtë kontrollit, deri sa ka arritur në përplasje fizike.

Megjithatë kryeprokurorja është zgjedhur me 69 vota pro nga mazhoranca!


TË NGJASHME