HomePolitikë

Berisha del nga Prokùroria dhe sùlmon Bashën: Ja çfarë deklarova!

Sali Berisha ka dalë nga Pròkuroria ku ishte i thirrur për të dëshmuar rreth protestës së 8 janarit pranë Selisë Blu, ku u pa një dhùnë e paprecedent.

Berisha zbuloi një pjesë të deklaratës së tij para pròkurorëve:

“Ajo çka dua t’iu them është se në deklaratën time theksova se për cdo shqiptar, për cdo mik e partner të Shqipërisë, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kríminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krímin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, Lulzim Brava i rrethuar nga një bándë vrasésish, trafïkantësh, pengmarrësish, fondamentalishtësh. Kjo përbën dhe momentin më dramatik dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes në një të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krímin.”

Më tej Berisha vijoi me akùzat morale kundër Bashës, duke e cilësuar si të pabesë.

Ish-kryeministri tha:
“Më duhet t’u them se nuk do duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, mendoj unë, ose fakti më flagrant, që është se sot njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD, është simbol së pari i pabesisë ekstreme politike. Besë ske ç’kërkon te ai që s’ka besë. Së dyti; simboli më i degraduar i lidhjeve me krímin. Së treti; mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasuri personale ishte i gatshëm që të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do të ndërtoheshin aty. Duhet ta dini se, shkoni ta pyesni Erjon Veliajn se të gjitha të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se; jeni të marrë vesh me Lul Bravën. Lulzim Brava është pra simbol i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen pasi është shkarkuar nga anëtarësia, shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston në një vend tjetër, de facto, ia dorëzoi selinë Ramës.”

Sakaq gazetarët e pyetën Berishën nëse deklaroi emra në Prokurori dhe nëse kishte prova kundër atyre që ai i quan “mercenarë”, “vrásës” e “trafíkantë”.

Berisha deklaroi:

“Pa diskutim që kjo ishte një çështje pjesë e deklaratës sime. PD do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh, vrásësish, trafíkantësh. Emrat konkretë i keni të publikuar edhe në facebook tim, disa prej tyre. Facebook e kam publik. Besoj se momenti që një seli partie qëndronte e pushtuar me bánditë, tregonte gjithçka se ç’ndodh në narkoshtet. Çështje tjetër që unë shtrova me forcë, si ka mundësi që të njëjtat ármë që përdorte narkopolícia e Edi Ramës, përdorte dhe bánda e Lulzim Bravës? Kjo ishte një dëshmi tjetër e një shkrirje, bashkëpunimi, të grupit të mercenarëve me narkobánditët me uniformë.

Emrat e mercenarëve, një pjesë i kanë ndaluar. Problemi është se ármët i nxori nga selia, thuhet Lulzim Brava me mjetin e tij, megjithatë ka dëshmi flagrante të pranisë së njerëzve të armátosur në seli. Ka foto, por jo vetëm. Kështu që nuk ka asnjë njeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh të përbërë nga vrásës, trafíkantë, fondamentalistë, në seli, si roje të Lulzim Bravës.

Moment tjetër që kompromenton, që dëshmon shkrirjen në një të krímit, të Edi Ramës dhe Lul Bravës, është Garda. Lulzim Brava, në kundërshtim me ligjet, mbrohet nga Garda, se ai është i shkarkuar, nuk është më kryetar opozite. Garda nuk mundet kurrë të qëndrojë në mbrojtje të një njeriu, që mbante afër vrásës e banditë. Ata zbatojnë porosinë e partisë. Një oficer garde që ruan një personalitet dhe konstaton se personaliteti mban përreth vrásës e trafikantë, është i detyruar t’i thotë komandantit që nuk e mbron këtë njeri.”


TË NGJASHME