Kronikë Lajme

Berisha: Djali i deputetit dhunon qytetarin, policia e mbron

Përmes një postimi në “Facebook”, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari dixhital, i cili denoncon dhunën e djalit të deputetit të PS, Bujar Çela, ndaj tij.

Në mesazhin dërguar Berishës, qytetari shprehet se djali i deputetit, Aldo Çela, është marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa ai u detyrua të largohej nga Shqipëria. Qytetari pretendon se Çela jo vetëm e ka dhunuar, duke e lënë me pasoja, por i ka thyer edhe xhamin e makinës.

Denoncimi i Berishës:

E rreh djali i deputetit, narkopolicia mbron agresorin! Viktima largohet nga vendi.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni fotot e tij. sb
para disa ditesh bera nje ndenocim disa cuna me rrahen keqe qe me lane disa pasoja dhe me thyen dhe xhamin e makines para komisariatit te lushnjes njeri nga keta eshte djali I deputetin I cili quhet Aldo cela djali I bujar cela dhe shefi I komisariatit Nuk mori as nje mas dhe u dyterova te iki nga shqiperija se ata dolen para meje nga komisirjati Dhe ka nje lokal pa licence ne ne lushnje qe atje pihet vetem droge .

Related posts

Jep dorëheqjen drejtoresha e ARRSH

Klaudia gotanews

Vettingu pezullohet deri në shtator

Klaudia gotanews

Tepelenë/ Gjenden 500 kubikë kanabis, pranga 30-vjeçarit

Mila
Na Kontaktoni!