HomePolitikë

“Berisha do të largojë Bashën dhe më pas Ramën!”

Politikani Aleksandër Biberaj, i cili është një njohës i mirë kryesisht i Berishës, ka komentuar së fundmi për situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike.

Sipas Biberajt, Berisha do të largojë Bashën ngë drejtimi i PD-së dhe po ashtu më pas edhe Ramën nga Kryeministria.

Aleksandër Biberaj tha në “Dritare”:

“Besoj se Sali Berisha do të largojë Lulzim Bashën nga PD dhe më pas do të largojë edhe Ramën si kryeministër. Në këto kushte që jemi sot, vendimi më i mirë që do të bënte Basha do ishte të bashkohej në garën për kryetar, të kandidojë për kryetar. Sot Lulzim Basha është më i dobët, është më i dobët pas 8 janarit. Nuk jam me akuzat që Basha dhe Berisha i bëjnë njëri-tjetrit.”


TË NGJASHME