HomePolitikë

“Berisha donte gják në atë protestë”/ Basha akùza të forta: Ju tregoj qëllimin e tij

Dy ditë pas protestës në dyert e Selisë Blu, Lulzim Basha ka sqaruar disa gjëra në një lidhje “skype” me emisionin “Pikat mbi i”, ku fillmisht u kërkoi ndjesë publike demokratëve për skenat e dhùnës që panë në 8 janar.

Basha u shpreh se qëllimi i vetëm i Sali Berishës ka qenë dhe është vetëm dhùna, ku shtoi se atij i intereson të thyejë në mes Partinë Demokratike si një lëvizje që do ta mbronte atë nga “non-grata”.

Basha tha:
“8 janari ishte kulmimi i 30-viteve të atyre që kanë shkuar keq në familjen tonë. Është momenti për t’iu kërkuar ndjesë shqiptarëve për skenat që panë atë ditë. Është momenti për t’iu thënë atyre se ajo nuk është PD, por një grup huliganësh. PD është diçka tjetër, dhe do të jetë diçka edhe më e mirë mbi këto rrënoja të 8 janarit. Do të jetë më e hapur, më reflektuese dhe më e bashkuar se kurrë me shoqërinë, sepse shoqëria ka nevojë për ndryshim. Rama dhe Berisha janë investuar fuqishëm për të përçarë e shkátërruar PD. Janë të koordinuar mirë me njëri-tjetrin, tashmë jo në largësi. Më 8 janar skenari i dhùnës së Berishës jo vetëm nuk pati sukses, por i tregoi shqiptarëve, demokratëve e botës mbarë se qëllimi i tij i vetëm prej fillimit ishte dhuna. Qëllimi i vetëm i Sali Berishës ka qenë dhe mbetet dhùna. Skenari i tij dështoi.

Ndonëse sot Edi Rama fërkon duart, Sali Berisha përpiqet të gjejë alibi, e vërteta është se Sali Berisha donte gjákderdhje mes demokratëve më 8 janar, donte të merrte PD e ta kthente në bunker për t’u mbrojtur nga ‘non grata’. 8 janari ka dështuar dhe kështu do të dështojë çdo përpjekje tjetër, por për këtë duhet të qëndrojmë bashkë si demokratë e si shqiptarë. Ne të gjithëve bashkë na lidh qëllimi për t’iu dhënë shqiptarëve liri, drejtësi, e ku çdokush të jetë në gjendje të ndërtojë të ardhmen e tij këtu.”

Kryedemokrati Basha shtoi:
“Nuk jam këtu për të komentuar Berishën, roli i tij për 8 janarin është i qartë. Ajo që e lidh Berishën me Ramën është mbajtja e status quos. Berisha nuk mund të vijë më kurrë në pushtet. Shqiptarët, demokratët, janë një popull pro-amerikan. Këtë Sali Berisha e di fare mirë. Ky është interesi i Berishës, bunkerizimi i PD. Shumica absolute e shqiptarëve kanë pesë pare mend në kokë dhe e kuptojnë kur një njeri bëhet gati të shkátërrojë një parti. Berishën e lidh interesi për të bunkerizuar, thyer në mes, me çdo kusht, PD, ndërsa Ramës i intereson që PD të mos jetë e fortë, për të vijuar me skandalet. Nuk ka shpëtim më të mirë se sa Sali Berisha për Ramën. Ka kríminelë që kanë punuar me Ramën, dhe që sot me ta furnizohet edhe Sali Berisha. Është një magazinë e përbashkët e krímit të organizuar, e interesave politike. Berisha do që të mbrohet nga “non grata” dhe i thotë Ramës që ta mbajë PD të përçarë, ndërsa Rama i thotë ‘ca të duhet, e sa të duhet’. Kjo është kundër interesit publik.”


TË NGJASHME