HomePolitikë

Berisha: Kam hequr dorë nga çdo lloj pushteti, pranoj përgjegjësinë për skemat piramidale

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se nëse në kohën e qeverisjes së tij klima politike do të ishte në të njëjtën situatë, pra nëse opozita nuk do të merrte pjesë proces, ai kurrë nuk kishte për të shkuar në zgjedhje. Gjithashtu ai tha se ai nuk është në pushtet, kjo sepse ka hequr dorë me vullnet të lirë.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Ky president ndryshoi datën e zgjedhjeve pas 5 precedentesh.

Meço: Që kishin ardhur pas një marrëveshje poolitike dhe një vendimi parlamenti. Asnjëherë në mungesë të marrëveshjes.

Berisha: Alfred Moisiu ndryshonte datën pa pyetur fare. Pyeste vetëm Edi Ramën. Edhe atëherë unë isha i vendosur që në zgjedhje të mos shkoja pa opozitën dhe nuk bëja luftë me presidnetin.

Meço: Sikur opozita të kishte marrë një vendim, kur ishit ju në pushtet si opozita e sotme do kishte shkuar në zgjedhje?

Berisha: Kurrë nuk do të shkoja në zgjedhje. Zgjedhjet nuk janë për qeverinë, por për partitë politike.

Meço: Pse nuk do shkonit?

Berisha: Zgjedhjet nuk janë vetëm procedurë, por janë edhe substanbcë, kur ka alternativë.

Ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj zërave mediatik të cilët thonë se ai gjendjet ende në pushtet.

Berisha tha se ai nuk është në pushtet, kjo sepse ka hequr dorë me vullnet të lirë.

Ish-kryeministri pranon edhe përgjegjësinë për falimentimin e skemave piramidale.

Sonila Meço: A ndjeni ndonjë faj për situatën ku ndodhet Shqipëria në 2019? 

Sali Berisha: Rama dhe Veliaj tregojnë se nuk janë në qeveri. Ata kanë  6 vjet në pushtet, por nuk kanë ndërtuar pushtetin e ligjit, por të mafies, dhe pikërisht këtu ata ndahen me mua për jetë a vdekje. Rama është njeri kompleksesh. Ai që ka kompleksin e edipit dhe njerëzit nuk e dinë se cfarë kompleksi është. Ky fillon që në moshën një vjeç e gjysme të krijohet. Ai është një arenë kompleksesh dhe unë kam 6 vjet që nuk jam në pushtet kurse ai thotë, ashtu thua ti, por ai është. 

Sonila Meço: A jeni ju në pushtet realisht? 

Sali Berisha: Sa jam unë në pushtet çdo njeri normal e ka shumë të qartë, që Sali Berisha nuk ka asnjë lloj pushteti se atë të fjalës së tij, që e ka cdo qytetar. Unë në mënyrë të vullnetshme kam hequr dorë nga çdo lloj pushteti përvec mandatit të deputetit edhe atë në mënyrë të vullnetshme. A më shqetëson mua kjo që ata betohen për kokën tim. Unë i ftoj që të paktën 3 herë në ditë të bëjnë atë gjë. 

Sonila Meço: Ata arrijnë të fajësojnë një periudhë politike që ju e keni dejtuar më shumë se gjysmën e saj. 

Sali Berisha: Për cfarë kam patur përgjegjësi i kam njohur, skemat piramidale, apo gabime të tjera. Por janë me akte gjërat. Në procesin euroatklantik Shqipëria eci pandalshëm derisa e bllokoi me tre ligje Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Shqipërisë soti iu anulua data dhe këta që festojnë janë sharlatanë e mafioz.

Sali Berisha: Në 13 kushtet e këshillit të ministrave ka një kusht ndërtimi i institucioneve të drejtësisë dhe funksionimi i tyre. Ku është Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë.
Në 2016 Rama thoshte janë hapur negociatat pa kushte. 

Ai tha se edhe nëse ndryshimet kushetuese do të ndodhin listat janë vullnet i kryetarit në çdo situatë.

Sali Berisha: Dëgjoj rëndom se ndryshimet kushtetuese kanë dëmtuar vendin. Mund të jem i vetmi shqiptar që nuk e kuptoj se përse e kanë dëmtuar ato ndryshime, pore unë mbështes çdo lloj ndryshimi që të bëjën pa asnjë diskutim. Unë e dëgjoj këtë. Le të ndryshojnë kushtetutën në cdo formë që të duan.

Një eksperiencë jo të shkurtër kam, por sido që ti kthesh listat ata janë vullnet i kryetarit more miq. Nuk kemi pse bëjmë iluzione. Listat i bën kryetari. Mos mendoni ju se partitë janë organizma aq demokratike sac thuhet. Partitë kanë probleme me demokracinë ju garantoj. Jo vetëm në Shqipëri.


TË NGJASHME