HomePolitikë

Berisha konsumon kokainë për energji? Ja si përgjigjet ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në “Opinion” nëse konsumonte lëndë narkotike apo stimulantë.

Ai thotë se kokaina e tij është e vërteta dhe se nuk përdorte as qetësues për gjumë.

Pjesë nga biseda:

Fevziu: Keni përdorur lëndë narkotike zt.Berisha? Thoshin që merrni stimulant për të qenë aq energjik.

Berisha: E vërteta është kokaina ime. Pasioni për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë.

Fevziu: Asnjëherë nuk keni marrë stimulantë?

Berisha: Kurrë! Unë nuk marr në mënyrë të prerë as qetësues gjumi. Unë përdor meditimin pozitiv si kurën më të mirë. Ndodh që nuk më merr gjumi dhe lexoj. Mund të shkojë ora 3-4. Përveç se lexon çfarëdo, të nesërmen ngrihesh i kënaqur.

Vangjeli: Pas 30 vjetësh në politikë ju zë gjumi rehat? Nuk ju kujtohen skeletet në dollap. Ka shumë skelete në dollap për çdo politikan shqiptar.

Berisha: Unë jam më i qetë se kushdo tjetër. Unë si njeri shoh vetëm ëndrra ditën dhe jo natën.


TË NGJASHME