HomeSport

Berisha: Nuk do të ishte i keq barazimi, vendimtare do të jetë Skocia

Portieri Etrit Berisha në  konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit, u shpreh se kombëtarja do të synojë fitoren në këtë takim, por  edhe një barazim do të ishte një rezultat me vlera.

“Mundësitë ekzistojnë për të fituar, janë reale. Po ashtu, duke marrë parasysh që fitoi Izraeli ndeshjen e djeshme, nëse nuk marrin rezultat pozitiv, ndeshja me Skocinë vlen pak”.

Fitorja e Izraelit me Skocinë: “E kemi ndjekur të gjithë bashkë. Pjesën e parë dominoi Skocia dhe pjesën e dytë Izraeli pati kurajë dhe fitoi. Ne e njohim pak a shumë Izraelin si ekip, por edhe ne jemi rritur si ata. Kjo ndeshje do të jetë e rëndësishme. Nuk do të ishte i keq barazimi. Gjithsesi, mendoj se ndeshja vendimtare do të jetë me Skocinë”.

Qëndrimi tek Atalanta: “Kisha mendjen të luaja në Europa League. Dua të bëj gjëra të mira me Atalantën. Jo gjithçka ka shkuar siç duhet , por jam i përqendruar. Në stol tek Atalanta? Janë gjëra që ndodhin në futboll dhe jam i qetë. Besoj se do të kthehem shpejt.”

Të rinjtë në kombëtare: “Momentalisht ka shumë prurje. Është e vështirë për ne jemi në skuadër që të flasim. Këta të rinj duhet të inkuadrohen shpejt, sepse ka pak ndeshje miqësore. Duhet të punojmë edhe më shumë në këtë aspekt”.


TË NGJASHME