HomePolitikë

Berisha nuk lejon më marrëveshje me Ramën. Betohet Basha: Unë do e rrëzoj këtë qeveri

Sali Berisha i ka treguar “vijën e kuqe” Lulzim Bashës, duke i kërkuar atij të mos bëjë më marrëveshje me Ramën, si ajo e 17 majit.

“Marrëveshja e 17 majit ka pasur një qëllim kryesor: të krijojë klimë për zgjedhjet. Ajo nuk i krijoi. Pa rrëzuar Edi Ramën, shqiptarët nuk do të votojnë me votë të lirë.

Njeriu duhet të bëjë gjithçka për të shmangur më të fundit, dhe më e fundit është që qytetarët të reagojnë me mosbindje civile.

Edi Rama kishte provë zgjedhjet e përgjithshme. Një marrëveshje tjetër do të ishte vetëvrasje.

Ka vetëm një skenar që mund të rikthejë votën në Shqipëri dhe ky është skenari venezuelian.

Nëse shqiptarët nuk zgjedhin të sakrifikojnë, shqiptarët kanë vetëm një fat, eksodin masiv” tha Berisha për Sonila Meçon.

Dhe Lulzim Basha iu përgjigj, duke thënë se nuk do të bëjë më marrëveshje me Edi Ramën dhe më 16 shkurt, do ta rrëzojë atë.

Ndryshe nga sa thonë kritikët e tij në PD, se Basha ka marrëveshje të fshehtë me Ramën, ai u betua se nuk ka punë më me kryeministrin dhe se zgjidhja e vetme për opozitën, është një qeveri kalimtare që do thërrasë zgjedhje të parakohshme për një parlament të ri.

Por, në rrjet nuk është se e kanë marrë shumë seriozisht thirrjen e Bashës.


TË NGJASHME