HomePolitikë

Berisha po zhvillon një takim me kreun e PD-së

Ish-kyeministri Sali Berisha është parë të hyjë në selinë blu rreth orës 12:30 dhe prej këtij momenti po bisedon me kryedemokratin.

Sot, një ditë pas votimit, teksa ende në shumë bashki numërohet, PD-ja ka denoncuar skandalin me mbushje të kutive të votimet, pas konstatimeve të shumta se në kuti ka pasur më shumë vota se numri total i votuesve.

Takimi mes tyre, vjen një ditë pas mbajtjes së votimeve për kryebashlikët e rinj në vend, e teksa në shumicën e bashkive ka mbaruar pa surpriza procesi i numërimit, duke u konfirmuar fitues kandidatët e PS.

Ndërkohe një ditë më parë kreu i PD-së ka deklaruar se me votimet u konfirmua braktisja e Ramës dhe se kushti i vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme është largimi i tij.


TË NGJASHME