Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Berisha “sulmon ” Ramën

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër kreun e Qeverisë Edi Rama të cilin e krahason me Enver Hoxhën që sipas tij e bllokoi Shqipërinë për 46 vite, ndërsa kryeministri aktual po e mban të bllokuar prej 8 vitesh.

Berisha me tone të ashpra shkruan se Rama e nisi bllokimin me këshilltarët e Fierit dhe nuk votoi tre ligjet kush ishte PD në pushtet dhe sot.

“Miremengjes Edvin!

Dielli lindi sot përsëri ne Shqipëri! Por pas Enverit ti Edvin del ne dritën e tij si monstra e dyte me e zeze e kombit shqiptar ne rrugën e tij drejt Europes! Ai e bllokoi për 46 vite kurse ti, nisur nga këshilltaret e Fierit dhe tre ligjet dhe deri sot, e bllokove prej tete vitesh!

Misioni yt o monster pas bllokimit pa asnjë date te negociatave mbetet rikthimi i vizave për shqiptaret! Sb”, shkruan Berisha.

Related posts

Këta janë tetë personat e dyshuar për vrasjen e ish-efektivit të policisë

Mila

Ja kush është femra më e bukur në botë, sipas “Phi Beauty Bar”

Migisa

Nuk lirojnë zyrat, Lleshaj iu përgjigjet kryebashkiakëve të PD-së

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!