HomeSociale

Berisha tregoi çfarë ndodhi mbrëmë drejt shtëpisë së veprimtarit të PD, reagon policia

Ish kryeministri Sali Berisha njoftoi sot, 9 gusht, në rrjetet sociale për një ngjarje të ndodhur pranë shtëpisë së veprimtarit të PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Sipas Berishës, “sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD”.

Për ngjarjen, ka reaguar edhe policia e Lezhës, e cila në një njoftim për mediat, bën me dije se:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, referuan materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, pasi rreth orës 02:00, në Spiten , në distanca rreth 50 metra larg nga banesa e shtetasit T.K., janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri si dhe 20 metra larg banesës është konstatuar një fitil zjarrpërcjellës në një gropë sipërfaqësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave, zbardhjen e rastit dhe vënin para përgjegjësisë ligjore të autorit

Postimi i Berishës

Akt terrorist ndaj veprimtarit te PD ne Lezhe!

Te dashur miq, sot ne ora 2 te mengjesit terroriste te maskuar kane hedhur tritol dhe gjuajtur me bresheri automatiku drejt shtepise se veprimtarit te PD, Tonin Kolthi ne Spiten te Lezhes.

Duke shprehur solidaritetin tim me te madh ndaj Toninit, familjes se tij, banoreve te Spitenit denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal, terrorist ndaj veprimtarit te PD dhe paralajmeroj Edvin Mafine dhe Pirinin ishpolic bandit se do pergjigjeni personalisht per çdo akt kriminal terrorist ndaj kundershtareve politik.


TË NGJASHME