Aktualitet Lajme Lajmi i Fundit Politikë

Berisha tregon takimin/ “U bë ai prokuror të dalë kundër nesh”

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari që nxjerr emrin e kryetarit të bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi për të cilin thotë se “është parë në takim në një lokal me zv kryeministrin Erion Brace dhe një djalë që të linte përshtypjen si Orges Bilbili”. 

Ky i fundit është i dyshuari kryesor i policisë për masakrën e ndodhur në Lushnje disa kohë më parë ku mbetën të vdekur Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi të cilët njiheshin si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Fredi Kokonoshi
Fredi Kokonoshi

Denoncuesi i shkruan Berishës se ka dëgjuar të thuhet se “e duam të katandisur atë prokuror”.

Postimi i plotë i Sali Berishës

Braçe i pluhurit me Kokoneshin e tij trafikant akuzohen te implikuar ne atentatin e Shkozetit!

Lexoni denoncimin e qytetares dixhitale! sb

Orges Bilbili
Orges Bilbili

Pershendetje doktor jam nje qytetare nga lushnja desha te beja nje denoncim per sa i perket atentatit te prokurorit arjan ndoj.

para disa dites nje lokal ketu ne zone eshte pare kryetari fredi kokoneshi me nje person ishte rreth 25 vjec djal i ri bjond dhe i therriste gest te linte pershtypjen si orges bilbili dhe me mbrapa ka ardhur zv.kryemistri brace.ne bisede e siper z.kokoneshi ka thene e duam ta shikojme te katandisur ate prokuror u be ai te dali kunder nesh.te lutem jam familjare dhe dua te jem anonine se skam ndermend te kem fatin e shume njerzve te vrare ketu.

Related posts

Gazetari britanik në Tiranë: Bulevardi plot, gjithçka paqësore

Mila

Renditja e FIFA/ Shqipëria humbet pozicion, Kosova vazhdon ngjitjen

igligota

Rama mbledh krerët e partisë në rrethe

Klaudia gotanews
Na Kontaktoni!