HomePolitikë

Berisha: Unë kam thënë i pari për djegien e mandateve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për djegien e mandateve nga opozita, duke thënë ndonëse ka qenë i pari që e ka artikuluar këtë ide, nuk ka nxitur apo të ndikojë tek anëtarët e opozitës.

Është e vërtetë që unë e kam artikuluar në një moment. Për mua dramatik për Parlamentin, të papërsëritshëm, të turpshëm, në një moment që po bëhej gjithçka për të zgjedhur Edi Ramën kryeprokuror qoftë me 69 vota dhe unë mendova se këtu është një Parlament diktatorial,”-ka thënë Berisha në Ora News.

Në vijim të fjalës së tij ish-kryeministri pranoi se edhe pas dy vitesh ai e ka artikuluar sërish këtë ide.

Unë kam qenë! Nuk e mohoj! Por një gjë të them, nuk jam unë që e kam nxitur. Disa herë nga ajo kohë, po të ishte për vendim timin personal e digjja, por nuk doja të ndikoja tek të tjerët. Kam pasur zero ndikim tek liderët e opozitës. Unë di të vetëpërmbahem, por nuk kam dashur t’u imponoj atyre një vendim që e di sa i rëndë është,”-përfundon Berisha.


TË NGJASHME