HomePolitikë

Berlini varros ndryshimet e kufijve Kosovë-Serbi?

“Berlini varros ndryshimet e kufijve Kosovë-Serbi?”,  është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Oranews, portalin 360grade.al, Facebook-un e portalit 360grade dhe Youtube.

Për disa muaj rresht, me nismëtar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, me mbështetjen personale të kryeministrit Edi Rama, që sakrifikoi edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, për mos-aprovimin e tij, në lidhje me këtë proces.

U fol se kjo ishte një platformë e fshehtë amerikane, për në Berlin duket se u kuptua ndryshe, dyshja Merkel – Macron, respektivisht kancelarja gjermane dhe presidenti i Republikës Franceze kishin tagrat për të trajtuar këtë konflikt, duke nxjerrë jashtë loje projektin e ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi, të ideuar nuk dihet se ku dhe që nuk dihet se përse. Ndërkohë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, akuzoi hapur kryeministrin Rama dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për presion të mirëfilltë, në prani të Merkelit dhe Makron, për çështjen e taksës 100% të vendosur nga qeveria e zotit Haradinaj. Nuk mungoi pas vetëm 24 orësh replika dhe madje përgënjeshtrimi i Ramës.
Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Po shtyrja e negociatave, për në BE, kush është përgjegjës?

Të ftuar:

1. Agim Nesho
2. Spartak Ngjela
3. Shpëtim Nazarko
4. Vladimir Lame
5. Gentian Gaba


TË NGJASHME