HomeRajon

Bërnabiç: Në Paris shkojmë për dialog, por Prishtina…

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka thënë se delegacioni i Beogradit do të jetë në Paris në samitin e ri, për shkak se “dëshiron të ul tensionet dhe të përpiqet të krijojë një hapësirë për dialog”.

Ajo ka vlerësuar se “liderëve në Prishtinë nuk i intereson paqja, stabiliteti, shteti i së drejtës”.

“Ne jemi duke kërkuar çdo mundësi për dialog, kompromis,” tha ajo në RTS dhe shtoi se Serbia është për një të ardhme të ndryshme për njerëzit në Ballkan.

Sipas saj, raporti i Komisionit Evropian mbi përparimin e Serbisë është në përgjithësi pozitiv dhe se është e kënaqur.


TË NGJASHME