HomeShowbiz

‘Bes Kallaku është i Ijes’, aktori i përgjigjet ministres Spiropali

Pasi presidenti Ilir Meta mori vendimin për të anuluar zgjedhjet, ka reaguar Elisa Spiropali me një status ku shkruante:

“E gjeta konsensusin te këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar. Këtë e thotë Presidenti i Shqipërisë jo Bes Kallaku i ‘Portokallisë’. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin por edhe për të mos harruar gazin”.

Mirëpo edhe përgjigja nga ana e Besit nuk vonoi për ministren:

“Lele, kaçurrele ti… Më falni për vonesën por po lexoja ‘Historia de vita et Gestis Scanderbegi’ edhe nuk kisha qasje në rrjet. Bes Kallaku është i Ijes, Gjini është i Portokallisë. Faleminderit shumë. Dhe përveç ‘gazit’ të mos harrojmë edhe Erion Isain”.


TË NGJASHME