HomeShowbiz

Bes Kallaku reagon: Gjithçka ka një limit

Mania për të kapur lajmin ekskluziv dhe atë që siguron më shumë klikime është çështje dite për portalet dhe mediat online, por në raste abuzimesh të rënda si këto, askujt nuk i hyjnë në punë klikimet.

Besi dhe Xhensila, shpesh edhe pa dëshirën e tyre, si shumë personazhe të tjerë të njohur, janë bërë kryefjalë e lajmeve e skupeve në portale.

Megjithatë, kur një lajm i rremë, i cili, për më tepër ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e kujtdo, s’mund të kalonte kaq qetësisht nga persoanzhet.

Para disa ditësh, në disa portale shqiptare, është përhapur lajmi se Besi dhe Xhensila janë përfshirë në një aksident, i cili, ka lënë pasoja kritike për këngëtaren. Edhe pse lajmi është publikuar më 30 tetor, siç shihet në këtë shkrim, Besi ka vendosur të reagojë sot.


TË NGJASHME