HomeShowbiz

Bes Kallaku vjen me një super projekt të ri

Dy aktorët e njohur të humorit, Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku, përveç projekteve të përbashkëta në ekran dhe muzikë, janë duke rezervuar një tjetër surprizë shumë të bukur për të gjithë ndjekësit e tyre.

Dyshja është duke u përgatitur për të sjellë një projekt të ri për publikun. Ka qenë Bylyku ai i cili ka publikuar një foto nën logon e ‘Loku Film’ së bashku me Besin dhe kryeredaktoren e ‘B.E Coffe’, Suada Dacin, ndërsa mësohet se shumë shpejt ata do të sjellin një film të zhanrit komedi.

Kallaku dhe Bylyku nuk kanë preferuar të bëjnë publike një datë lidhur me filmin e tyre, por ky detaj pritet të bëhet e ditur në javët në vazhdim nga vetë aktorët e humorit.


TË NGJASHME