HomeShowbiz

Besa Kokëdhima: Gëzuar Shqipëria ime

Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima me anë të një postimi të publikuar në Instagram ka uruar të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Shqipëria ime! Qoftë e afërt dita që të gëzosh dinjitetin dhe respektin që meriton, e që bijtë e tu anembanë ëndërrojnë! Qoftë e afërt dita që simboli yt, që na krenon, të mos jetë inferior në botë, pasi që historia jonë edhe pse fatkeqe është e shënjuar me lavdi dhe sakrifica të pafundme të shqiptarëve ndër shekuj! Të pafsha aq të fortë e krenare, sa shqiponja sypatrembur në llavën e përgjakshme. Ne jemi bijtë e Ilirisë dhe shpresoj me shpirt se një ditë do e dëshmojmë këtë në atë çka do bëjmë për ty! E jotja, Besa”, shkruan ajo. 


TË NGJASHME