HomeSociale

Besart Kadia jep alarmin: Po ikin të rinjtë po mbeten pleqtë

Eksperti i ekonomisë Besart Kadia ngriti shqetësimin për faktin se sipas tij përqindja e moshës së tretë është rritur, përqindja e fëmijëve është përgjysmuar ndërsa barra kryesore e pagesës së sigurimeve dhe taksave i bie moshës që është aktive për punë.

“Përqindja e popullsisë që është mbi 65 vjeç krahasuar në raport me popullsinë në moshë pune në Shqipëri është rritur dhe ka vajtur në 18 %, 2-fishim në 10 vitet e fundit. Ndërkohë numri i femijëve nën 15 vjeç në raport me qytetarë në moshë pune është përgjysmuar nga 43 % ka vajtur në 20 % dhe kjo është sfida e madhe e ketyre që largohen sepse i mbetet gjithnjë e më shumë qytetarëve që janë në moshë pune sot në Shqipëri të paguajnë si për sigurimet shoqërore, shëndëtësore si dhe taksat që do ti mbajnë ata për të gjithë ekonominë Shqiptare”, tha Kadia.

Kadia ka një qajse tjetër në lidhje me investimet publike. Ai thotë se paratë publike keqpërdoren megjithëse ka projeksione për të tilla investime

“Shqipëria sfidën kryesore sot nuk e ka më tek rrugët, pavarësisht se jemi të prapambetur krahasuar me rajonin. Fakti është që ne nuk do jemi kurrë vend ndërlidhës me vendet e rajonit. Ne do ndërlidhemi vetëm me njëri-tjetrin. Por n.q.s ne bëjmë rrugë Tiranë-Kukës ndërkohë që Kukësi po përgjysmohet si qytet, nqs ne bëjmë rrugë Tiranë-Gjirokastër por Gjirokastra po përgjysmohet si qytet në 10 vitet e ardhshme, këtu ka diçka që nuk shkon me investimet publike. I keni parë edhe në lajme ku po mbyllen shkolla, ndërkohë që kemi projeksione që diçka e tillë do të ndodhë dhe i keqpërdorim paratë publike”, deklaron eksperti i ekonomisë, Besart Kadia.


TË NGJASHME