HomeShowbiz

Besi bën bashkë më të mirët, kush do marrin pjesë në filmin ‘Falco’

Bes Kallaku ka bërë me dije tashmë prej disa kohësh se po punon për të sjellë në tregun shqiptar filmin e tij që do të mbajë titullin ‘Falco’. Ndërsa prej kohësh kanë nisur dhe xhirimet e këtij filmi, nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar foto nga prapaskenat. duke zbuluar kështu disa nga aktorët që do marrin pjesë.

Së fundmi blogerja e njohur Sara Kolami ka zbuluar se krahas Olsi Bylykut, Albano Bogdos dhe Arben Derhemit që i dinim si pjesëmarrës në film, do të luajë edhe ajo së bashku me Bleona Qeretin dhe modelen amerikane të fitness-it Nadege Ndjebayi.

Sara ka publikuar një foto me Bleonën dhe Nadege ku shfaqen të veshur me të zeza dhe pranë fotos shkruan: “Fundja, a ka një mënyrë të duhur për t’u shfaqur në një f.un.er.al? Falco. Dita e parë e xhirimeve”.


TË NGJASHME