HomeShowbiz

Besi është xheloz, Xhensila publikon videon

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku u bënë prindër disa muaj më parë me një vajzë të quajtur, Ajka. Dyshja ka zgjedhur që mos ta publikoje pamjen e vogëlushes, duke e lënë larg rrjeteve sociale.

Së fundmi Xhensila ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, një nga “shqetësimet” e çiftit fill pas lindjes së vajzës.

“Që pas lindjes së vajzës, ky djali këtu që duket i gëzuar, me humor, është bërë shumë xheloz edhe më thotë që ke filluar të mos më duash siç më ke dashur më përpara, ma ka marrë dashurinë Ajka, por unë i them që nuk e dua dot më pak”, ka pohuar këngëtarja gjatë videove që ka publikuar në ‘Instastory’.

Në video Myrtezaj dhe Kallaku duken të qeshur dhe duke shijuar kohën e lirë së bashku me njëri-tjetrin nën tingujt e muzikës në makinë.

Kujtojmë se tashmë Xhensila i është rikthyer koncerteve që pas shkëputjes në periudhën e shtatzënisë, ndërsa Besi që prej shtatorit është një nga moderatorët e ‘B.E Coffe’ në ‘E diela Shqiptare’ në ekranin e ‘Tv Klan’./



TË NGJASHME