HomeShowbiz

Beteja e parë e Meghan Markle dhe medias britanike përfundon me humbjen e saj

Meghan Markle tashmë është e vetme dhe duhet të luftojë për të drejtat e saj pa përdorur fuqinë e titujve mbretërore. E duke mos pasur këtë mbështetje vijnë edhe humbjet.

E tillë ishte humbja e parë në gjyq kundër gazetarëve të Daily Mail.

Meghan paditi median në shkurt 2019-ës për botimin e pesë artikujve: dy në botimin e së dielës dhe tre në Daily Mail Online. Në këto shkrime u riprodhuan ekstrakte të një letre që ajo kishte shkruar me dorë dhe ia kishte dërguar babait të saj në gusht 2018-ës, pesë muaj pas dasmës me Princin Harry.

Një gjykatës nga Gjykata Mbretërore e Drejtësisë kundërshtoi pjesë të ankesës: ai kundërshtoi akuzën se botimi i tekstit “shkaktoi” probleme midis Meghan dhe babait të tij dhe faktin që grupi kishte “një axhendë” për të botuar histori fyese për të. Gjykatësi Mark Warby argumentoi gjithashtu se ky lloj i akuzës nuk duhet të jetë pjesë e gjykimit në këtë fazë, pasi është “i parëndësishëm”.

Meghan është shprehur se çdo kompensim që ajo mund të marrë nga kjo betejë në gjykatë do të dhurohet për bamirësi kundër ngacmimit. Por nëse padia shkon në favor të Daily Mail, ajo do të duhet të paguajë tarifat ligjore.


TË NGJASHME