HomeSport

Betejë deri “në frymën e fundit”, Man. City shpallet kampion

U desh java e fundit në kapionatin anglez që të bëhej shpallja e ekipit kampion. Manchester City, arriti të grumbullojë plot 98 pikë në 39 ndeshje, një më shumë se Liverpool i vendit të dytë dhe kaq mjaftoi që ‘The Citizens”, të shpalleshin kampionë. Përmbysja ndaj Brighton, zhbën fitoren e Liverpool dhe i jep titullin Man. City, në atë që pa frikë konsiderohet kampionati më i bukur në Europë.

E ndërsa blutë e Pep Guardiolës, mund të ngushëllohen me titullin kampion, Liverpool dhe Jurgen Klopp kanë një shans për të fituar Champions League dhe ta mbyllin me trofe këtë sezon.

Në javën e fundit u përcaktuan dhe verdiktet përfundimtare ne futbollin britanik. Man.City, Liverpool, Chelsea dhe Tottenham do të luajnë në Champions League sezonin e ardhshëm ndërsa Arsenal në Europa League. Cafrdif, Fulham dhe Huddersield zbresin një kategori më poshtë.


TË NGJASHME